BallinaLajmeVeseli i shqetësuar i shkruan letër Kurtit, e fton në PDK për...

Veseli i shqetësuar i shkruan letër Kurtit, e fton në PDK për takim

Të ngjajshme

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ia ka kthyer letrën kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili para dy ditëve e ka ftuar për takim.

Në letër, Veseli citohet t’i ketë thënë se e mirëpret ta takojë atë në selinë e PDK-së për të diskutuar për fuqizimin e pozicionit të Kosovës përballë Serbisë, por ka shprehur shqetësime për qëndrimet anti-amerikane të tij.

“Shpreh shqetësimin tim me mungesën e qëndrimeve tuaja të qarta dhe të paqëndrushme përballë Serbisë dhe kursit konfrontues me aleatin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e liderit të PDK-së drejtuar kryeministrit.

I pari i PDK-së thotë se çështjet për të cilat Kurti ka kërkuar t’i bisedojë me të e kanë vendin për debat në Kuvend.

Tutje ai shton se është i gatshëm ta pres kryeministrin në selinë e PDK-së sepse Kosova, jo vetëm sot, por edhe më parë, ka pasur dhe ka nevojën e dakordimeve të spektrit politik, sidomos për çështjet e rëndësisë nacionale.

“Por, të ftosh në takim konsultues dhe nga ana tjetër të marrësh në të njëjtën ditë vendime të njëanshme, kjo nuk i ndihmon nevojës së konsensusit nacional për temat që më keni ftuar në takim. Edhe njëherë, për hir të transparencës, edhe për hir të respektimit të hierarkisë institucionale, çështjet që keni kërkuar t’i flasim, si programi qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik, konsideroj se e kanë vendin për debat në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, për tema të tjera, si politika e jashtme dhe se si ta forcojmë Kosovën përballë Serbisë, është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe konsensusi nacional. Jam i gatshëm në çdo kohë t’ju pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kurdo që ju të keni dëshirë për takim. Por po ashtu, edhe unë, në çdo iniciativë që do të ndërmarr në interes të vendit, do të ju drejtohem dhe vij për takim me Ju si kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Veselit./GazetaSinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz