BallinaShowBizJeta super luksoze e Leonora Jakupit, 11 mijë euro look-u

Jeta super luksoze e Leonora Jakupit, 11 mijë euro look-u

Të ngjajshme

Arrestohen tre persona, konfiskohen substanca narkotike, armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

I jepet lamtumira e fundit sot 17-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç, i cili vdiq pas...

E dhimbshme, 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas...

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Njëmbëdhjetë mijë euro look-u, jeta super luksoze e Leonora Jakupi.

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret shqiptare që gjithnjë është përfolur për pamjen e saj elegante dhe fisnike.

Bukuroshja e ekranit shqiptar kujdeset për look-un e saj dhe gjithnjë zgjedh të vijë me risi në stil.

Por së fundi ajo është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale pasi u vlerësua se veshja e fundit e këngëtares ka kushtuar minimumi 11 mijë euro!

Në faqen “What they wearin”, janë publikuar çmimet marramendëse të veshjes së Leonorës, në një nga fotot që ajo ka publikuar në fund të dhjetorit.

Këngëtarja shfaqet me një pallto të markës “Max Mara” që kushton 3.700 euro, një çantë “Chanel” 6.200 euro, dhe çizmet “Louis Vuitton” që kapin shifrën prej 1.100 eurosh.

Për të mos folur për automjetin e saj luksoz, na lejoni t’ju themi se Leonora mbetet një ndër këngëtaret më të paguara të estradës dhe çmimet deri diku mund të duken të justifikueshme, megjithatë jo për të gjithë fansat e saj, të cilët nuk e kanë anashkaluar këtë fakt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz