BallinaJetëKuriozitetePas 18 vjetësh, Edona Llalloshi dorëzon tek Anton Quni dhuratën e veçantë

Pas 18 vjetësh, Edona Llalloshi dorëzon tek Anton Quni dhuratën e veçantë

Edona Llalloshi e ka dorëzuar dhuratën e saj të zemrës.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi para 18 vjetësh e ka pranuar një dhuratë e cila për të ka qenë e çmuar, andaj e quan edhe ‘dhuratë të zemrës’.

Tani, ajo ka vendosur që dhuratën të cilën ia ka dhënë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 2002, t’ia dorëzojë në shenjë respekti, ministrit Anton Quni.

Pikërisht me këtë dhuratë, familja Llalloshi e ka uruar Qunin për detyrën e re.

“Gjatë karierës sime shumë vjeçare kam marrë çmime, mirënjohje,dhurata…por më e veçanta dhuratë e zemrës ishte kjo që Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova ma dhuroj në vitin 2002.
Sot, këtë dhuratë në shenjë respekti ndaj tij dhe institucionit të cilin e udhëheqë ai, ia dhurova Ministrit të Mbrojtjes Z.Anton Quni. Të priftë e mbara Ministër 138 herë”, ka shkruar Edona Llalloshi pranë postimit.

- Advertisement -