back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeHyp se të vrava, zhdryp se të vrava

Hyp se të vrava, zhdryp se të vrava

Të ngjajshme

Kongos i rrezikohet pjesëmarrja në play-off, Nigeria paraqet ankesë

Kongo ka mundësinë e artë të arrijë Botërorin e...

Drejtori i Policisë së Shtetit: Kosova të bëhet anëtare e SEPCA-s

Në Vlorë, të martën ka përfunduar punimet Asambleja e...

Sot vijon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot nga ora 09:30,...

Analisti Armend Muja, thotë se mbi diskursin dhe kritikën ndaj Qeverisë Kurti – po shkove me veturë do të thonë se të pëlqen luksi, po shkove këmbë, rrezikohet siguria. Po nuk respektove flamurin, pse nuk po e respekton, po e respektove, pse ke ndryshuar fjalët. Po nuk vizitove varrin e Rugoves, pse s’po shkon, po shkove, pse ke shkuar. Po nuk dialogove me Serbinë, je anti-amerikan, po dialogove, ke thyer parimet.

“Kësaj i thojnë hyp se te vrava, zhdryp se të vrava. Për këtë arsye, pritet 100 ditë dhe investohet në kritikë më përmbajtësore”, tha Muja.

Ai tregon se Faik Konica, më 15 shtator 1901, i shkruante një këshillë një djali që kishte ndërmend të botonte një gazetë shqip në Egjipt ‘ I dashur mik, në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz