back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeKurti ballafaqohet për herë të parë me Brnabiqin

Kurti ballafaqohet për herë të parë me Brnabiqin

Të ngjajshme

Milot Rashica bën asist fantastik në derbin ndaj Trabzonit

Skuadra e Besiktasit është duke fituar 1:3 ndaj Trabzonsporit,...

Ernest Muçi shënon gol ndaj ish-skuadrës së tij në Turqi

Skuadra e Trabzonsporit ka shënuar gol ndaj Besiktasit, në...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta ketë ballafaqimin e parë me homologen serbe, Ana Brnabiq, në Londër.

Ata do të takohen sot në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të prezantuar sektorët me mundësi më të mëdha investimi.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim. Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.

Kurti ditë më parë pati ballafaqimin e parë më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në një konferencë të Sigurisë në Munih të Gjermanisë.

Ndërsa Brnabiq nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.

Kurti ka bërë të ditur se është kundër një minishengeni ballkanik dhe ka premtuar që do të kërkojë llogari në dialogun me Serbinë për dëmet në luftën e Kosovës. Po ashtu, Kurti u incizua duke thënë brenda konferencës se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

BERZH ka kohë që përmes donatorëve investon në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një ndër rajonet me prioritet në agjendën e kësaj banke dhe deri më tani investimet kanë arritur shifrën e 12 miliardë dollarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz