back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeFlet kosovari nga zona e prekur nga koronavirusi në Itali: Panik gjithandej,...

Flet kosovari nga zona e prekur nga koronavirusi në Itali: Panik gjithandej, maskat mungojnë e po shterrojnë ushqimet

Të ngjajshme

Vëllai ndërtoi shtatoren e Albin Kurtit, motra kandidate e LDK-së në Podujevë

Dy vite më parë, në Podujevë, Sapahudin Uka kishte...

Netanyahu thotë se sulmi ishte në përgjigje të 7 tetorit dhe të sulmit në Jerusalem

Një deklaratë e përbashkët nga Benjamin Netanyahu dhe Ministri...

Pagat në Zvicër janë rritur me një mesatare prej 2.3%

Ekonomistët parashikojnë inflacion prej 0.1 deri në 0.3 për...

Autoritetet kompetente të Italisë kanë konfirmuar të dielën në mbrëmje edhe vdekjen e tretë në Itali nga koronavirusi.

Ndërsa, numri i të sëmurëve në Itali tashmë është rritur në 150 veta, në pesë rajone. 112 raste janë vetëm në Lombardi, regjionin verior, në kufi me Zvicrën.

 

 

Në këtë zonë, mendohet se jetojnë një numër i madh shqiptarëve, ndërsa fatmirësisht deri më tani sipas autoriteteve shqiptare, nuk raportohet për të prekur nga ky virus vdekjeprurës që nisi në Kinë.

Një kosovar që jeton në Vedelago, ka treguar për Indeksonline se janë tejet në panik dhe të shqetësuar, ndërsa ka mungesë të maskave dhe se raftet e supermarketeve gjithandej po zbrazen.

“Raftet e supermarketeve italiane në Lombardia dhe Veneto janë zbrazur. Mungon uji në shumē dyqane/supermarkete, njësoj siç kanë mbetur të zbrazura të gjitha raftet ku vendosen perimet, frutat, mielli apo pastat.

Njerëzit sot siguruan rezerva, të bindur që së shpejti do të detyrohen të izolohen në shtëpi.

Kjo është dita më surreale që e kam jetuar ndonjëherë. Psikozë alarmante këtu në Veneto”, ka thënë ai.

Gjithashtu kosovari tregon se çdo aktivitet po anluohet, madje edhe kisha është mbyllur.

“Pubet dhe kafenet ne regjionin e Lombardia jane mbyll nga ora 18:00. Ka evitim të qendrave tregtare për të bërë shopping për veshmbathe. Nuk ka fluks nëpër qytete. Disa kisha janë mbyllur. Shkollat, universitetet, ekskursionet shkollore, eventet sportive, muzetë, kinematë, karnevalet – janë anulu/mbyll.

Pritet me u rrite numri i të prekurve. Edhe emisionet kanë vendosë me i ba pa publik”, tregon më tej ai për mediumin.

Kosovari me vendbanim në Itali, thotë se për shkak se janë me kontrata të punës, e kanë të pamundur shpërnguljen.

“Varësisht nga rrethanat se si do të krijohen në orët apo ditët në vazhdim, do t’i shohim edhe mundësitë sesi të operojmë tutje”.

Ndryshe, në aeroportin e Rinasit, po kontrollohen qytetarët që po vijnë nga Italia. Ndërsa Ambasada Shqiptare në Romë njofton se situata po ndiqet me vëmendje dhe në fakt e cilësojnë si emergjente. /Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz