BallinaLajmeMbi 7 mijë vozitësve u merret leja, Kosova pa strategji për siguri...

Mbi 7 mijë vozitësve u merret leja, Kosova pa strategji për siguri në trafik

Të ngjajshme

Izraeli zgjeron fushatën tokësore në Libanin jugor

Sipas raportimit të Reuters, Izraeli ka hyrë në pjesë...

Takohen Konjufca e Ademi, diskutojnë për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën...

113 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë vitit të kaluar nga aksidentet në trafik. Policia ka njoftuar se gjatë vitit paraprak gjithsej kanë ndodhur 16 mijë e 222 aksidente, teksa si pasojë e shkeljeve të rregullave në komunikacion mbi 7 mijë vozitës kanë mbetur pa leje të vozitjes, shkruan gazeta “Zëri”.

Numri i lartë i aksidenteve në trafik në Kosovë po vazhdon të mbetet një ndër fenomenet më shqetësuese. Njohësit e çështjeve të sigurisë në komunikacion vlerësojnë se mungesa e strategjive për siguri në vend e veçanërisht në komunikacion po ndikon që numri i aksidenteve të rritet nga viti në vit.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas 113 persona kanë vdekur në aksidente trafiku, teksa për t’u përkujdesur për sigurinë në rrugë nuk ka munguar as shqiptimi i tiketave për kundërvajtje në trafik, si dhe marrja e lejeve të vozitjeve për vozitësit e pandërgjegjshëm. Për 7 mijë e 319 shoferë është ndaluar vozitja e automjeteve si pasojë e shkeljeve që kanë bërë në trafik, teksa në përgjithësi nga PK-ja janë shqiptuar 445 mijë e 776 tiketa trafiku. Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor parashihen dënime astronomike financiare për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion, shkruan tutje “Zëri”.

Sipas këtij Ligji, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane është mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, e përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë shoferi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz