back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeSpitali i Prizrenit jep detaje për dy vdekjet enigmatike që ndodhën brenda...

Spitali i Prizrenit jep detaje për dy vdekjet enigmatike që ndodhën brenda 24 orëve

Të ngjajshme

Pas daljes nga burgu, Dani Alves shndërrohet në një pastor

Dani Alves është padyshim një nga mbrojtësit më të...

A ka vend për Lladrovcin në PDK, flet Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur edhe për...

Pas ndarjes nga Leo, Lela merr vendimin që askush nuk e priste! (Foto)

Çifti që nisen romancën brenda shtëpisë së Big Brother...

“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”, çka po paralajmëron Ramiz Lladrovci?

Në mesnatë, kryetari i zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci,...

Ndodh edhe kjo, Labinot Rexha organizon protestë që të futet në BBVK 4

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë një reagim publik që...

Një 33-vjeçar me inicialet M.S dhe një 45-vjeçare me inicialet Q.SH, mbrëmë kanë ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit, nën rrethana të dyshimta. Sipas zyrtarëve të Spitalit, të dy ishin dërguar në spital pavetëdije. Deklarojnë se pavarësisht se u janë ofruar të gjitha tretmanet mjekësore, nuk kanë arritur t’i shpëtojnë. Të dy rastet janë raportuar në Policinë e Kosovës, dhe po hetohen si “vdekje të dyshimta”.

Gazeta Express

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar të kenë ndodhur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim Dr Daut Mustafa”, në Prizren. Arsyet e vdekjes, janë ende duke u hulumtuar.

Detaje rreth këtyre rasteve ka dhënë për Express, Shefi i Njësisë së Mjekimit Intenziv Qendror, Mentor Rexhbecaj.

Sipas Rexhbecajt, të dy pacientët kishin arritur në spital pavetëdije.

33-vjeçari ishte pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror rreth orës 07:00 të mëngjesit, e i cili kishte ndërruar jetë rreth orës 10:00, po atë ditë.

“Pacientit i janë ofruar të gjitha tretmanet e duhura diagnostike, terapeutike, medikamentoze dhe intervente (frymemarrja artificial – ventilimi mekanik), janë bërë analiza laboratorike, si dhe konsultimet e duhura të mjekëve të profileve të ndryshem, që janë ndërlidhur me gjendjen shendetesore të pacientit. Por, edhe përkundër të gjitha këtyre masave, pacienti ka përfundu me vdekje, në ora 9:50 të së njëjtës ditë”, ka deklaruar Rexhbecaj.

Në gjendje të rënduar shëndetësore thotë të jetë sjellë edhe 45 vjeçarja, e cila ka ndërruar jetë rreth orës 12:00, të së njëjtës ditë.

“Rasti i dytë, pacientja Q. Sh, e datëlindjes 1975, pranohet në MIQ në ora 09:00 në gjendje të rëndë shendetësore e pavetëdijshme. Janë marrë të gjitha masat diagnostike dhe terapeutike, intervente (frymemarrja artificial – ventilimi mekanik), konsultimet, si dhe analizat laboratorike. Por, edhe përkundër të gjitha këtyre masave, pacientja përfundon me vdekje në ora 12:12 të së njëjtës ditë”, thuhet në përgjigjet e tij drejtuar Gazetës Express.

Por, se cila ishte arsyeja që shkaktoi vdekjen e këtyre dy pacientëve ende nuk po dihet.

Në Spitalin e Prizrenit thonë se po e presin raportin e obduksionit për të ditur arsyet.

“Arsyet e vdekjes së pacientave të lartecekur janë ende duke u hulumtuar dhe deri në raportin e obdukcionit nuk mund të japim ndonjë arsye përfundimtare. Pasi që kanë ndodh te pacientët që janë moshe e re dhe keqësimi i gjendjes së tyre shëndetësore ka ndodhur në rrethana të pasqaruara mirë”, kanë deklaruar nga ky institucion shëndetësor për gazetën.

Rastet janë raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dy rastet po hetohen si vdekje të dyshimta. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz