back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKështu do të mbaj moti për ditën e nesërme

Kështu do të mbaj moti për ditën e nesërme

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Të premten në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, deri në orët e vona, parashihet të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset kodrinore-malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, kjo situatë e motit me shi parashihet ditën e premte, por edhe të shtunën në orët e para do të vazhdojnë reshjet vende-vende, me intensitet të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës parashihet të arrijë deri 18m/s në Dukagjin, ndërsa në rrafshin e Kosovës shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 14m/s.

“Kjo situatë meteorologjike do të ndikojë pozitivisht që kushtet biometeorologjike të jenë relativisht të mira. Java tjetër, konkretisht dita e pavarësisë parashihet të jetë me temperatura të larta, mbi mesataren e muajit që jemi. Ato do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, parashikon IHMK’ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz