BallinaLajmePas raportimeve se do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës, reagon...

Pas raportimeve se do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës, reagon Driton Hyseni

Të ngjajshme

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Kriza politike, “GLPS”: Viti 2025 ka qenë vit i humbur për Kosovën

Liridon Salihi nga organizata “GLPS” e ka komentuar draft...

Hekuran Kryeziu publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjet e muajit mars

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu ka publikuar listën...

Gjatë ditës së sotme, në një media kosovare u raportua se Driton Hyseni, do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Mirëpo, një raportim të tillë e ka mohuar vetë Hyseni.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hyseni ka thënë se ky lajm është i pavërtetë, teksa ka kërkuar nga mediat që para se të publikojnë këso artikujsh, ta kontaktojnë atë për ta marrur konfirmimin. Hyseni përmes reagimit ka treguar se është i gatshëm që në cfarëdo rrethane ta jap maksimumin e tij për të mirën e qytetarëve llapjanë.

Reagimi i plotë i Driton Hysenit:

Reagim,Raportimet pa asnjë konfirmim nuk na bëjnë nder askujt. Mendoj se fillimisht duhet të merrni informacionin e saktë dhe pastaj ta publikoni! Një pjesë e madhe e mediave e dini mirë se jam i qasshëm dhe shumë i përgjegjshëm ndaj jush, sidomos në detyrën që kryej momentalisht.

Unë jam Llapjan dhe në çfarëdo rrethane do të jap maksimumin tim për bashkëvendasit e mi, kudo që jam e në qfarëdo pozicioni që mund të ma besoj shoqëria, por lajmi i kandidimit për zgjedhjet e 15 marsit është i pavërtetë.Qyetarët Llapjanë meritojnë qasje serioze nga të gjithë, e poashtu edhe nga mediat.

Si gjithmonë, shumë sinqerisht

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz