back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportTrajneri i Drenicës: Fitoren ia dedikoj gruas sime të ndjerë!

Trajneri i Drenicës: Fitoren ia dedikoj gruas sime të ndjerë!

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Prishtina dhe Drenica janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës.

Drenica, në takimin e sotëm fitoi 2-1 ndaj Gjilanit në ‘Bajram Aliu’, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu tha se fitorja shkon për bashkëshorten e tij që tashmë ka ndërruar jetë disa javë më parë.

“Të gjithë e kanë llogaritur Gjilanin si favorit të kësaj ndeshje dhe ishte normale kjo pasi kanë një fond të mirë të lojtarëve, por unë si trajner e kam thënë nga fillimi që do të hyjmë vetëm për fitore duke ditur se është vetëm një ndeshje.

Çelsi i fitores së sotme ishte disiplina taktike e jona në fushë, mendoj që me një ndeshje përfikte kaluam tutje.

Fitoren e sotme ia dedikojë bashkëshortes time që nuk është më në këtë jetë të cilën e kam pasur një përkrahës t’madh gjatë gjithë jetës time, por fitorja shkon edhe për tifozët e Drenicës dhe gjithë Skenderajn”, përfundoi Gani Sejdiu, në SSK.

Ky i fundit, debutoi sot në stolin e Drenicës, dhe një fillim i tillë pozitiv natyrisht se do të jetë mjaft frymëzuese për fazën e mbetur të kampionatit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz