back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaSportBraziliani dhuron spektakël në Kosovë: e ndal kundërshtarin, i ik me stil...

Braziliani dhuron spektakël në Kosovë: e ndal kundërshtarin, i ik me stil tjetrit dhe shënon gol me parabolë

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Futbollisti brazilian ka debutuar me dy gola në futsallin kosovar. Ai dhuroi spektakël me golin e parë të tij, duke i ngritur në këmbë shikuesit e pranishëm në palestër, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndërmjet Mabetex Prishtinës dhe Liburnit.

Alan Jefferson ka dhuruar spektakël qysh në debutimin e tij në futsallin kosovar.

Futbollisti brazilian ka qenë i mahnitshëm në fitoren e Mabetex Prishtinës me rezultat 3:2 ndaj Liburnit, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Jefferson shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Drilon Paraqizi.

E njëri prej golave të brazilianit ishte vërtet spektakolar: ai e bllokoi mjaft mençur kundërshtarin, e më pas e nisi një solo aksion.

Fillimisht e bën një driblim të jashtëzakonshëm, e më pas në mënyrë spektakolare e parabolon portierin kundërshtar për ta shënuar golin e parë personal për klubin prishtinas.

I tërë publiku i pranishëm në sallë është ngritur në këmbë për këtë magji të Jeffersonit.

Ndeshja e kthimit në mes të Liburnit dhe Mabetex Prishtinës do të zhvillohet më 11 shkurt në Gjakovë, ku edhe do të përcaktohet finalisti.

Ekipi i trajnerit të ri, Ani Mullai shkon me opzimizëm dhe me synim që ta prek finalen në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Por, edhe Liburni, i cili është klubi më i suksesshëm i viteve të fundit në vend, i ka bërë llogaritë e tij dhe po ashtu e ka objektiv finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz