BallinaLajmeHistoria e reciprocitetit, kur Kurti e akuzonte Thaçin se ia ndali masat...

Historia e reciprocitetit, kur Kurti e akuzonte Thaçin se ia ndali masat ndaj Serbisë

Të ngjajshme

​Detaje nga aksidenti fatal në rrugën Drenas-Baicë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më...

Bordi i Paqes i jep afat për çarmatosje Hamasit

Bordi i Paqes në Gaza i ka dhënë Hamasit...

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton...

Më në fund, zyrtarizohet lidhja e Kimit me Lewis Hamiltonin

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton e bënë zyrtare lidhjen e tyre në...

Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit

Ushtria iraniane ka hedhur poshtë “retorikën arrogante” të Donald...

Një rezolutë e vitit 2011 për reciprocitet ndaj Serbisë, Albin Kurti, atëherë opozitar, e cilësonte si dhuratën më të mirë në 10-vjetorin e lirimit të tij nga burgu i Serbisë. Tash si Kryeministër, ai po synon ta jetësojë masat e reciprocitetit, për ndaljen e të cilave e fajësonte Hashim Thaçin, që atëherë e kishte pushtetin në dorë. Tash varet prej Kurtit dhe një vendimi i tij në krye të Qeverisë nëse Kosova do t’i vë Serbisë pengesat që ajo u ka vënë kosovarëve.

Në një intervistë të dhënë mbrëmë, Kurti e kishte përmendur një rezolutë të miratuar në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të 2011’s. Në të kërkohej që Serbisë t’i viheshin masat e reciprocitetit në secilën fushë.


Atë rezolutë, Kurti ankohej se ia rrëzoi kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, me votat e Grupit Parlamentar të PDK’së.

Disa javë pasi u miratua propozimi i LVV’së për masa të reciprocitetit, Kuvendi miratoi mocionin e PDK’së, që hidhte poshtë rezolutën paraprake.


Pas saj, Lëvizja Vetëvendosje kishte bllokuar dy pikat kufitare me Serbinë.

E, në vitin 2018, Kurti në Facebook pati treguar historinë e rezolutave.

“Nuk kam mundur të marrë dhuratë më të mirë me rastin e 10 vjetorit të lirimit nga burgu i Serbisë. Me 7 dhjetor 2011, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 42 vota PËR, 33 KUNDËR dhe 2 ABSTENIME, u miratua Rezoluta e cila në pikën e saj të parë thoshte “Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë’”, kishte shkruar Kurti.

Lideri i LVV’së thoshte se PDK përkrahi kundër-rezolutën, e këtë ai e lidhte me heqjen e fjalës “Republikë” për Kosovën dhe vënien e fusnotës.

“Më 20 janar 2012, kryeministri i atëhershëm që tash është president e imponoi një kundër-rezolutë që praktikisht anulonte reciprocitetin me Serbinë. I gjithë grupi parlamentar i PDK-së e pat mbështetur kundër-rezolutën. Përveç njërit deputet, i cili tash është në VETËVENDOSJE!. E, vetëm një muaj pas shfuqizimit të reciprocitetit na u vendos fusnota në emrin e shtetit prej nga na u hoq fjala Republikë”, thuhej në shkrimin e Kurtit në shtator të 2018’s.

Tash Kurti e ka në dorë, që si shef i Qeverisë, të realizojë premtimin e tij për masa reciproke.

Partnerët e Kurtit nga LDK’ja janë të vetëdijshëm se sa komplekse mund të jetë cështja e reciprocitetit, ndonëse janë pajtuar në marrëveshjen për krijimin e Qeverisë që të ndodhë zëvendësimi i tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe me reciprocitet. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz