back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFlet trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu: Gjilani favorit, por kemi përgatitje maksimale...

Flet trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu: Gjilani favorit, por kemi përgatitje maksimale për tu kualifikuar në DigitAlb Kupë

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Drenica dhe Gjilani zhvillojnë ndeshjen e tyre ditën e nesërme në DigitAlb Kupën e Kosovës.

Të dy skuadrat janë përforcuar me disa lojtarë gjatë këtij afati kalimtar, kështu që pritet të jetë një nga ndeshjet më të mira në këtë rreth garash.

Para kësaj ndeshje është deklaruar trjaneri i Drenicës, Gani Sejdiu.

Ai për Gazeta Blic, tha se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por që skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht.

“Ndeshja ndaj Gjilanit është ndeshje shumë e vështirë, Gjilani ka treguar rezultate dhe ka një ekip cilësor, andaj e shoh edhe favorite në këtë ndeshje. Mirëpo, skuadra ime ka një përgatitje të shkëlqyeshme, kështu që brenda fushës do ta japim maksimumin që të kalojmë përpara, sidomos pasi që është vetëm një ndeshje dhe pikërisht atë e luajmë në ‘shtëpinë’ tonë, në stadiumin ‘Bajram Aliu’, kështu që shoh gjasa të mira për ne” deklaroi fillimisht trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu.

Ai gjithashtu bëri një premtim të madh për tifozët e këtij klubi, ku i ftoj tifozët që ti përkrahin në ndeshjen e nesërme pasi që edhe ekipa do të ju përgjigjet në mënyrën më të mirë, pra me kualifikim dhe fitore.

“I ftoj tifozët e skuadrës që të jenë në numër sa më të madh në stadium, pavarësisht kushteve të dobëta atmosferike që po mbretërojnë në Kosovë. Ata janë pjesë shumë e rëndësishme në rrugën që jemi duke kaluar, andaj edhe ekipa do të ju përgjigjet në mënyrën më të mirë, pra me kualifikim dhe fitore”, ka përfunduar deklaratën e tij trajneri Sejdiu./GazetaBlic/

Të Fundit

Sport

ShowBiz