back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeMusliu: Arrestimet e Policisë për korrupsion, për t’i hyrë në hatër Kurtit

Musliu: Arrestimet e Policisë për korrupsion, për t’i hyrë në hatër Kurtit

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në një intervistë për Front Online, ka folur për aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës me ç ‘rast u arrestuan tre persona për veprën penale “marrje e ryshfetit”, ku dy prej tyre ishin zyrtarë policorë të Kosovës.

Musliu tha se aksioni i mbrëmshëm i policisë mund të ketë qenë frikë nga premtimet e Kurtit për ndryshimet në policinë e Kosovës dhe për t’i hyrë në hatër qeverisë së re.

“Duke e pasur parasysh që qeveria Kurti ka bërë premtime të mëdha që do të bëjnë ndryshime në institucione dhe në agjencione  që e zbatojnë ligjin duke e theksuar vazhdimisht procesin e  vettingut i cili është i domosdoshëm dhe kjo besoj që do t’i prekë shumë figura në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë policinë, prokurorinë gjyqësorin, prandaj nga kjo frikë mund të jetë edhe ky aksion që të dëshmojnë që kanë vullnet ta luftojnë krimin, por e kanë prit një qeveri që ka vullnet ta luftojë korrupsion. Pra është herët që të konstatohet se çfarë ka mbrapa këtij aksioni a është aksion i rregullt dhe sistematik si rezultat i një pune që është bërë deri me tani apo është një aksion që ka të bëjë me një agjendë që i ka shërbyer dikujt për t’i hyrë në hatër Qeverisë”, tha Musliu.

Ai foli edhe për procesin e Vettingut në policinë e Kosovës. Sipas Musliut, vettingu duhet të bëhet edhe për Inspektoratin Policorë, pasi që siç tha ai në këtë institucion ka persona që i shërbejnë grupeve të ndryshme të interesit.

“Qysh prej përfundimit të vettingut të parë i cili është mbajtur në mend procesi i emërimit dhe riemërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve i cili është zhvilluar në Kosovë në vitin 2009/10 pas përfundimi të këtij procesi ne e kemi vlerësuar që duhet të ndërmirret një hap drejt një vettingu të thellë në sistemin e drejtësisë i cili duhet të përfshinë, policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin, por gjithsesi edhe Inspektoratin Policorë të Kosovës duke e ditur që ky institucion ka degraduar në masë të madhe duke pasur përbrenda drejtues dhe inspektorë të cilët janë pjesë e agjendave të caktuara politike e grupeve të ndryshme të interesit”, tha Musliu për Front Online.

E, në lidhje me aktakuzat e profilit të lartë të ngritura ndër vite, thotë se janë diku rreth 30 për korrupsion.

“Në bazë të statistikave që i kemi tani rezulton që është një numër  simbolik i rasteve të korrupsionit të profilit të lart dhe një numër i konsiderueshëm i atyre që akuzohen për korrupsion e që i takojnë profilit të ultë dhe të mesëm, janë qindra zyrtarë që i takojnë profilit të ultë dhe të mesëm, ndërsa janë dhjetëra diku rreth 30 profil i lartë i korrupsionit, por ajo që ne e kemi theksuar vazhdimisht ka të bëjë me mënyrën se si janë zhvilluar hetimet dhe ngritja e aktakuzave të cilat në rastet e profilit të lartë nuk janë ndërtuar duke u bazuar në një procedurë e cila është udhëhequr si duhet dhe në grumbullimin e provave dhe dëshmive”, tha Musliu.

Ai tha se pompoziteti  i dhënë edhe nga Qeveria Kurti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet parë me hapa të ngadaltë për arsye të shumta.

“Është sistemi i drejtësisë ai që duhet ta bëjë luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar në këtë rast qeveria Kurti çfarë mund të bëjë është të qeverisë mirë dhe të mos futet në afera të reja kurruptive sikur që ka pasur zyrtarë të qeverisë paraprake, lufta e vërtet e korrupsionit mund të zhvillohet nga policia, nga prokuroria dhe gjyqësori”, tha Musliu.

Ai tha se qeveria Kurti ka premtuar një proces të thellë të vettingut në drejtësi dhe kjo sipas tij mund të nxjerrë figura me integritet./Front Online/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz