back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeHoti kërkon të shqyrtohet vendimi i BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit

Hoti kërkon të shqyrtohet vendimi i BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit

Të ngjajshme

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë Kurti, Avdullah Hoti, ka kërkuar të shqyrtohet vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve për 26.6 për qind.

Këto komente Hoti i ka bërë në emisionin “Rubikon” teksa e ka vënë në dyshim edhe bazën ligjore të këtij vendimi, përcjell Buletini Ekonomik.

“Vendimi për rritjen e tarifës në sigurime është bërë pa një bazë ligjore të qartë dhe pa një vlerësim për arsyeshmërinë e këtij vendimi”, ka thënë Hoti, derisa ka shtuar se problematike ka qenë edhe koha kur është marrë ky vendim, pra në kohën kur qeveria ka qenë vetëm në detyrë.

Ndryshe, përmes këtij vendimi të marrë në dhjetor nga BQK, qytetarët do të paguajnë për 26 për qind më shtrenjtë me rastin e sigurimit të automjeteve. Këtë vendim BQK e kishte arsyetuar me gjendjen jo të mirë të industrisë së sigurimeve. /Buletini Ekonomik/

Të Fundit

Sport

ShowBiz