back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeIbishi flet për idenë e Kurtit: Shërbimi ushtarak nga mosha 18-45 vjeç,...

Ibishi flet për idenë e Kurtit: Shërbimi ushtarak nga mosha 18-45 vjeç, modeli zviceran më i përshtatshmi

Të ngjajshme

Reali publikon formacionin për derbin e Madridit

Real Madridi do të luajë sot ndeshjen e La...

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në përkujtimin...

Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të guarve në...

Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e...

Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga...

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka folur për idenë e kryeministrit Kurti për shërbimin ushtarak të obliguar.

Ai ka thënë se kjo ide është e mirë duke pasur parasysh se FSK që kemi tash gradualisht shkon drejt plakjes dhe kërkohen resurse të reja humane.

Megjithatë Ibishi thotë se kjo nuk mund të implementohet menjëherë.

“Mund të fillojë brenda dy-tri viteve por në faza të vazhdueshme”.

Eksperti i çështjeve të sigurisë thotë se ka dëshirë nga të rinjtë për të kryer shërbim ushtarak për tre muaj madje sipas tij ka edhe të interesuar që trajnimin të kryejnë pa armë.

Ibishi thotë se situate në ët cilën ndodhet bota ku janë paraqitur kërcënime dhe rreziqe të reja nga terrorizmi apo nga Rusia, shumë shtete evropiane po e rikthejnë shërbimin e obliguar ushtarak.

“Pos vendeve skandinave dhe baltike që tashmë e kanë rikthyer sistemin e obliguar ushtarak, ka tendenca që edhe shtete tjera si Gjermania, Hungari por edhe Serbia dëshirojnë të kthejnë shërbimin e obliguar ushtarak”.

Ai ka thënë se Austria dhe Zvicra tashmë e kanë një sistem të përshtatshëm për rekrutim ushtarak që mund ta ndiqte edhe Kosova.
“Sistemi zviceran parashikon bënë përgatitje ushtarake rreth 28 ditore brenda vitit ku thirren kohë pas kohe për ushtrime, apo kur të shfaqet nevoja për mbrojtje të atdheut”.
Ibishi thotë se koha tre mujore do të ishte e mjaftueshme për të rinjtë të marrin trajnimet ushtarake.
“Do të kishte kosto të lartë pasi limiti do të ishte nga 18 vjeç deri në moshën 45 vjeçare”.

Ai thotë se do të duhet që të shkohej në fillim në mënyrë vullnetare pasi nuk ka kapacitete të gjithë të rinjtë që mbushin 18 vjet të përfshihen në trajnim.

Eksperti i sigurisë thotë se një program i tillë nuk do të binte ndesh as me programet e NATO-s, pasi sipas tij Kosova nuk ka ushtri të armatosur profesionale që do të ishte e gatshme edhe për misione ndërkombëtare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz