BallinaLajmeBanorët e bëjnë atë që KEDS nuk e bëri, i rregullojnë vet...

Banorët e bëjnë atë që KEDS nuk e bëri, i rregullojnë vet shtyllat elektrike

Të ngjajshme

Banorët e fshatit Krevenikë, janë detyruar që t’i rregullojnë vet shtyllat elektrike, pasi që KEDS nuk u erdhi në ndihmë.

Rrëzimi i tyre ndodhi si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të fuqishme që kanë kapluar vendin tonë gjatë kësaj jave, duke shkaktuar dëme të shumta në shumë qytete të Kosovës.

Gjendja më e rëndë është në zonën e Dukagjinit, sidomos në komunën e Pejës dhe të Istogut, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme do të vizitojë vendet të cilat janë dëmtuar nga ky mot i lig.

Këto janë disa nga pamjet në vendin e ngjarjes:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz