back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeKjo komunë e Kosovës pezullon mësimin për nesër, shkak bora e madhe

Kjo komunë e Kosovës pezullon mësimin për nesër, shkak bora e madhe

Të ngjajshme

Osimhen e kalon Galatasarayn në epërsi ndaj Bodo/Glimt

Galatasaray ka kaluar në epërsi ndaj Bodo/Glimt, në ndeshjen...

Me kë do të bëjë AAK koalicion në Prishtinë, Ramën apo Çekun- flet Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së dhe kandidati për kryetar të Prishtinës,...

Londra sanksionoi kontrabandues kosovarë me migrantë ilegalë, reagon Prokuroria Speciale

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar sot një dokument, përmes të cilit...

Shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve Kibernetike, ka...

Publikohet kënga shumë e pritur nga Ledri Vula – “6ex AM”

Reperi i njohur dhe i shumëpëlqyer nga publiku, Ledri...

Reshjet e borës që kanë mbuluar Kosovën në 24 orët e fundit në vendet malore ka arritur trashësi mbi 70 cm.

Komuna e Dragashit është njëra nga më të prekurat nga ky mot, ku përveç borës po përballet edhe me erëra të forta dhe të rrezikshme. Drejtoria e Arsimit në këtë komunë e ka pezulluar mësimin për të enjten (06.02.2020) për të shmangur rrezikimin e nxënësve.

“Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Dragashit se për shkak të reshjeve të shumta të borës, erërave të forta dhe rrezikshmërisë që mund të hasin nxënësit gjatë udhëtimit për në shkollë, drejtoria e arsimit në Dragash ka marrë vendim që nesër me datë 06.02.2020 të pezullohet mësimi. Dita e humbur do të zëvendësohet në një ditë të shtunë. Mësimi i rregullt vazhdon të premten me datë 07.02.2020“, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Dragashit./GazetaBlic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz