back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeNuk ka përfundu gjithçka nga marrëveshja Kurti- Mustafa: LDK e do me...

Nuk ka përfundu gjithçka nga marrëveshja Kurti- Mustafa: LDK e do me çdo kusht edhe presidentin

Të ngjajshme

Berisha thotë se nuk ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se...

A e dini pse “Deti i Vdekur” ka këtë emër?

Shpesh e keni dëgjuar si emer “Deti i Vdekur”,...

Ronela Hajati dhe Pintat bashkë në një projekt muzikor

Ronela Hajati ka bashkuar forcat me dy prej emrave...

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, thotë se LDK-ja nuk ka hequr dorë nga çështja e presidentit.

Ai thotë se dy liderët, Mustafa e Kurti, do ta zgjidhin këtë çështje.

“Çështja e presidentit është dakorduar që dy liderët do ta zgjidhin me një akt të veçantë. Kjo do të diskutohet ndërmjet tyre. Nuk kemi hequr dorë asnjëherë nga çështja për presidentin. Modaliteti do të rregullohet me akt të veçantë. Parimet tona të miratuara në Këshillin e Përgjithshëm, në bazë të cilave hyjmë në koalicion qeverisës ende janë në fuqi. Ne kemi negociuar brenda këtyre parimeve. Nuk kemi lëvizur asnjëherë”, ka thënë Hoti.

Ai është i lumtur për arritjen e marrëveshjes për shkak të qytetarëve.

“Më vjen mirë që nuk i kemi zhgënjyer qytetarët dhe e arritëm këtë marrëveshje. Me kohë edhe Vetëvendosje edhe Kurti do të binden se kjo ishte më e mira në të mirë të qytetarëve Do ta vendosim komplet në funksion në arritjen e sukseseve të kësaj qeverie. Duhet të bëjmë një shkëputje nga qeveritë e kaluara. Nuk mendoj se kemi fituar më shumë apo më pak, para së gjithash kjo është një fitore e qytetarëve për të pasur një qeveri me kredibilitet. Me një mbështetje më të madhe ndërkombëtare që ka pasur ndonjë qeveri dhe këtë duhet ta kapitalizojmë”, ka thënë Hoti.

Hoti premton se do të japin më të mirë në arritjen e objektivave të mëdha.

“Do të vëmë në funksion krejt përvojën që kemi, por edhe mbështetjen e BE-së për të realizuar disa objektiva madhore, përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Do të punojmë shumë me qeveritë e vendeve anëtare të BE-së”, thotë ai.

Hoti tutje shtoi se edhe opozita do të përfshihet në vendimmarrje, derisa ka folur edhe për taksën.

“Për dallim prej tij (Haradinajt) për mënyrën se si ka udhëhequr vendin në dy vitet e fundit, ne do të ndërrojmë qeverisjen. Do të përfshijmë opozitën në vendimmarrje. E dini si ishte vendosur taksa. Pa asnjë konsultim as me shoqërinë, as me bizneset e as me opozitën. Ne duhet të lëvizim kah reciprociteti. Në aspektin e brendshëm ndoshta jemi ndier më të realizuar si shtet me anë të taksës. Është bërë pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtar. Sa i përket efektit ekonomik, sigurisht nuk i shohin statistikat”, ka thënë Hoti.

Ai shtoi se i është bërë një dëm ekonomik Serbisë, por qëllimi i tyre tani është që të avancojnë më tutje.

“Reciprocitet i plotë nënkupton çdo pengesë, nga lëvizja e lirë, njohja e diplomave, targat e automjeteve që Serbia i zbaton ndaj nesh, të njëjtat i zbatojmë edhe ne. Do të jetë një plan i detajuar i vendosjes së masave të reciprocitetit në koordinim të plota dhe me njoftim për partnerët ndërkombëtarë. Pres që të presim mirëkuptim nga ana e ndërkombëtarëve për këtë reciprocitet. Ne jemi të gatshëm për dialog, por mbi baza të barabarta. Masa reciproke në çdo gjë, në të gjitha fushat. Mund të mos kemi miratimin e partnerëve por mund të kemi mirëkuptimin e tyre”, thotë Hoti, i cili ka shtuar se s’mund të japë një projeksion kohor për këtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz