back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Albin Kurti pritet t’i rishikojë të gjitha emërimet e Qeverisë në...

Ekskluzive: Albin Kurti pritet t’i rishikojë të gjitha emërimet e Qeverisë në largim

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Qeveria e Albin Kurtit pritet të veprojë ndaj emërimeve të Ramush Haradinajt, sa ishte në postin e kryeministrit në largim.

Indeksonline mëson se shefi i ri i Ekzekutivit do të marrë masa ndëshkuese ndaj vendimit të ish-kryeministrit, i cili për gjashtë muaj e gjysmë mbajti shtatë mbledhje dhe mori një sërë vendimesh dhe emërimesh.

Dosje të shumta që do të futen “nën llupën” e Kurtit janë në institucione të sigurisë dhe pozicione diplomatike.

Emërimi në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës është vendimi i ish-kryeministri Haradinaj së bashku me presidentin, Hashim Thaçi.

Dy krerët e institucioneve, më 25 nëntor të vitit të kaluar kishin emëruar drejtuesit e AKI-së, shefin dhe kryeinspektorin.

Përpos Inteligjencës, Kurti pritet t’i rishikojë edhe disa emërime të ambasadorëve dhe shkarkimin e disa të tjerëve.

Vlen të theksohet se Haradinaj dorëheqjen nga posti i kryeministrit e kishte bërë më 19 korrik të 2019-s.

Në një konferencë shtypi, pas një mbledhjeje të Qeverisë, ai kishte deklaruar se arsyeja e dorëheqjes ishte ftesa nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Mirëpo, ndonëse dha dorëheqjen, ai vazhdoi punën në Ekzekutiv edhe për fiks 200 ditë, pasi Albin Kurti (3 shkurt) edhe “de jure” mori postin e kryeministrit. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz