back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKEDS tregon arsyen pse në disa vende nuk ka rrymë

KEDS tregon arsyen pse në disa vende nuk ka rrymë

Të ngjajshme

Komisioni i BE-së do të propozojë masa të reja ndaj Izraelit

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë ditën e sotme....

Haradinaj: Është e pafalshme vonesa në nisjen e prodhimit të municioneve dhe predhave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se GDP-ja...

KEDS njofton se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës.

Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Ekipet e KEDS’it janë në terren, madje kompania ka mobilizuar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave.

Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë.

KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS’in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së thirrjeve 0800 791 00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz