back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAmbasadori austriak, Weidingr, ia solli znj. Osmani urimet e kryetarit të Parlamentit...

Ambasadori austriak, Weidingr, ia solli znj. Osmani urimet e kryetarit të Parlamentit të Austrisë

Të ngjajshme

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Padia e Pjetër Shalës, ndaj shteteve anëtare të Bashkimit...

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger, ia përcolli sot kryetares së Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmanit, urimet e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Austrisë, z. Sobotka.

Ai e nënvizoi miqësinë e vazhdueshme të Austrisë dhe e siguroi dr. Osmanin për përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Kosovën.

Po ashtu, ambasadori Weidinger e uroi znj. Osmani për funksionin e ri dhe i dëshiroi suksese popullit të Kosovës.

Ambasadori austriak e siguroi atë se qeveria e re e Austrisë do të vazhdojë ta përkrahë edhe më tej Republikën e Kosovës.

Dr. Osmani e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe theksoi se Austria mbetet partner i rëndësishëm për popullin e Kosovës. Sipas saj, Kosova llogarit në bashkëpunimin e vazhdueshëm me shtetin austriak.

Ajo kërkoi që Austria të ndikojë në liberalizimin e vizave, pasi që vendi tashmë i ka plotësuar kriteret për liberalizim, por qytetarët tanë po mbahen ende të izoluar.

Theks të veçantë bashkëbiseduesit i kushtuan bashkëpunimit në fushë të diplomacisë parlamentare.

Dr. Osmani e siguroi ambasadorin Waidinger se si përfaqësuese e popullit ajo do të ndikojë që Kuvendi t’i mbajë dyert të hapura për qytetarët dhe se do të jetë garantues i mbrojtjes së lirive dhe i të drejtave të tyre.​

Të Fundit

Sport

ShowBiz