Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së fundi është i angazhuar në përfaqësimin e Qeverisë së Kosovës, derisa në vendin e tij është ulur Albin Kurti, si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Haradinaj gjatë ditës ka marrë pjesë në forume bashkë me liderë nga Evropa, senatorë e kongresë amerikanë, ku temë diskutimi ishte nevoja e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcenimet e sigurisë dhe infuencës së Kinës dhe Rusisë, shkruan Reporteri.net
“Sot në Senatin Amerikan, mora pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Jim Jones, rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike. Në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresmenëve të SHBA si dhe udhëheqësve nga Europa Juglindore, diskutuam për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas tij Kosova nuk ka rënë nën ndikimin rus e kinezë dhe se ka refuzuar bashkëpunimin me kompanitë e Kinës në fushën e telekomunikim.
Tutje Haradinaj theksoi se Kosova me krenari është rreshtuar në krah të SHBA-ve dhe partnerëve të saj.