back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeNjihuni me partnerët e ministrave të rinjë të Qeverisë Kurti

Njihuni me partnerët e ministrave të rinjë të Qeverisë Kurti

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Katër muaj pas zgjedhjeve, në Kuvendin e Kosovës u votua Qeveria e re, ku me 66 vota pro, Albin Kurti u zgjodh kryeministër i vendit.

Albin Kurti para deputetëve ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, i cili do t’i ketë 15 ministri, shkruan Insajderi.

Me të prezantuar ministrat e rinjë, ju prezantojmë edhe partnerët e tyre.

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Quni është i martuar me Mirjana Lastron, me prejardhje kroate dhe së bashku kanë edhe 4 fëmijë.

Mirjana është një zonjë e vërtetë e cila po ashtu shihet të jetë një bashkëshorte dhe një nënë e përkushtuar ndaj familjes së saj.

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili tashmë ka marr postin e Ministrit të Insfrastukturës, përveç që merret me politikë ai gjithashtu është edhe i përkushtuar për famijlën e tij,shkruan Insajderi.

Abdixhiku është i martuar me Albinën dhe janë prindër të dy vajzave bukuroshe.

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i cili tashmë ka pranuar postin e Ministrit të Bujqësisë.

Ai ka vazhduar të jetë i angazhuar në skenën politike duke e mbajtur jetën e tij private larg mediave.

Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim

Përveç postit të ri që ka marr, Hykmetja është edhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin Ekonomik.

Ministrja për Arsim është e martuar dhe ka dy vajza.

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Agim Veliu, i njohur për qëndrimin e tij të gjatë në pushtet, është ministri i ri i Punëve të Brendshme. Agim Veliu arriti të jetë në pushtet për më shumë se 20 vjet. Veliu i cili u bë i pamposhtur në Podujevë, pasi që nga viti 2009, ka fituar tri herë në zgjedhje lokale.

Veliu është i martuar me Igballen dhe kanë dy fëmijë, Shkumbinin dhe Naserin.

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Vlora Dumoshi është një emër jo rrallë i dëgjuar në media e publik. Përveç sukeseve në profesion, jeta e saj private ka qenë gjithmonë e komentuar, për faktin se ishte e martuar me këngëtarin e njohur, Shkumbin Kryeziu, shkruan Insajderi.

Nga martesa Vlora ka dy djemë, Rronin dhe Rrapin.

Glauk Konjufca – Ministria e Punëve të Jashtme

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, në këto zgjedhje mori postin e kryeparlamentarit i cili me pas edhe dha dorëheqje duke u bërë kështu Ministër i Punëve të Jashtme, shkruan Insajderi.

Glauku është i martuar me Emira Bajqinca Konjufca, e cila është fytyrë e njohur për publikun dhe kanë dy vajza.

Albulena Haxhiu – Ministria e Drejtësisë

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, prej kohësh vitesh pjesë e politikës. E kemi parë të ketë dhënë intervista të ndryshme po rrallë herë ka folur për jetën e saj private.

Albulena Haxhiu është e martuar me Alban Krasniqin edhe ky aktivist i VV-së.

Albulena dhe Albani kanë dy djemë Malin e Tomorrin.

Besnik Bislimi – Ministria e Financave dhe Transferve

Besnik Bislimi e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e re në Ministrinë e Financave dhe Transfereve. Ai do të jetë njëri prej ministrave në kabinetin e ri qeveritar të udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Besniku ka preferuar që jetën e tij private ta mbaj për vete.

Rozeta – Ministria e Ekonomisë

Në udhëheqjen e ministrive në kabinetin qeveritar, ndodhet edhe Rozeta Hajdari, figurë kjo jo e njohur shumë për qytetarët.

Hajdari është e lindur në Pejë dhe tashmë jeton në Prishtinë, ku ka edhe firmën e saj private ‘R&V Consulting’, e cila merret me këshillimin e bizneseve.

Po ashtu, dihet se ajo punon si koordinatore për Arsimin e Lartë në Austrian Development Agency, një organizatë jo-qeveritare austriake që vepron në Kosovë. Rozeta poashtu mban mjaft të privatësuar jetën e saj.

Arben Vitia – Ministria e Shëndetësisë

Arben Vitia njihet më së shumti nga mandati i tij si drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Puna e tij për rreth 5 vjet si udhëheqës në shëndetësinë primare në kryeqytet ka bërë që tani të jetë edhe Ministër i Shëndetësisë. Ai është i martuar me Merita Kasumi dhe ka dy fëmijë.

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

Blerim Rekën nga Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë në atë të Integrimeve Evropiane, për t’i liruar vend Glauk Konjufcës, që do të largohet nga posti i kryeparlamentarit.

Reka është i martuar me Ymrane Reka dhe ka fëmijë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz