BallinaLajmeKurti në Prekaz: Liria që gëzojmë sot i ka rrënjët në sakrificën...

Kurti në Prekaz: Liria që gëzojmë sot i ka rrënjët në sakrificën e heronjve e mbi të gjitha te flijimi i Jasharëve

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Kurti tha se kjo liri që gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi, i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit e mbi të gjitha te flijimi i Jasharëve.

“Në këtë vend 59 anëtarë të Familjes së gjerë të Jasharëve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari. Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit, kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin”, u shpreh kryeministri Kurti.

Prekazi, siç shtoi kryeministri Kurti, është vendi i parë që e viziton si kryeministër i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz