Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 10:30, në kabinetin e kryetares.
“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme, të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës.
Ajo është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë.
Më parë me Parlamentin e Kosovës e kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca.