back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaSportE bujshme, publikohet meçi mes Khabib Nurmagomedov – Conor McGregor

E bujshme, publikohet meçi mes Khabib Nurmagomedov – Conor McGregor

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë të ditur hapin e radhës së Conor McGregor pas triumfit të furishëm në rikthimin e tij ndaj Donald Cerrone.

Irlandezi fitoi brenda 40 sekondash në kuadër të ‘UFC 246’, gjë që shënoi rikthimin e tij në tetëkëndësh pas mungesës 15-muajshe.

Ai tashmë po kërkon një sfidë të re, ndërsa sipas White gjasat janë të mëdha që kundërshtari i ardhshëm i 31-vjeçarit të jetë fituesi i duelit ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson që zhvillohet në muajin prill në kuadër të ‘UFC 249’.

“Me siguri fituesi i duelit në mes të Khabib dhe Tony”, ka thënë kreu i UFC-së kur është pyetur për rivalin e radhës së Conor.

Kujtojmë që McGregor u ndesh me Khabibin në tetor të vitit 2018, kur ylli nga Dagestani triumfoi, ndërsa më pas shpërtheu sherri jashtë ringut.

Është pritur që irlandezi të ndeshej me Kamaru Usman apo Jorge Masvidal, mirëpo kjo nuk do të ndodhë në një të afërme të largët, sepse ata do të ndeshen me njëri-tjetrin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz