BallinaLajmeSikletohet Vuçiq: Serbinë e pret periudhë e vështirë për dialogun me Kosovën

Sikletohet Vuçiq: Serbinë e pret periudhë e vështirë për dialogun me Kosovën

Të ngjajshme

BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga Kroacia

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka anuluar takimin...

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur...

“Merrni naftën tuaj” nga Ngushtica e Hormuzit, iu thotë Trumpi aleatëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Mbretërinë e...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se Berlini përmes Brukselit do të ketë fjalën kyçe në dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiqi për mediat serbe tha se Serbinë e pret një periudhë që s’do të jetë e lehtë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kur të emërohet përfaqësuesi, dhe mendoj se veç e di se kush do të jetë përfaqësues për dialogun e ndoshta edhe për Bosnje e Hercegovinë, ai do të jetë dikush me mbështetje të madhe dhe ndikim të madh në Berlin. Pavarësisht se kush është ai person, Berlini përmes Brukselit do ta ketë fjalën kyçe, që për ne s’është e lehtë dhe do të jetë shumë, shumë e vështirë”, tha Vuçiqi për mediat serbe.

Ndërsa, Vuçiq për përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borell, tha se “ është njeri i mirë që i kupton qëndrimet politike dhe nevojat serbe”.

Borrell ka deklaruar se personalisht do ta udhëheq dialogun në Bruksel dhe do të jetë bashkëbiseduesi kryesor për qeveritë në Serbi dhe Kosovë, raportojnë mediat serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz