back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportDelegati i klubit të Superligës me akuza ndaj FFK-së, zbulon një rast...

Delegati i klubit të Superligës me akuza ndaj FFK-së, zbulon një rast interesant për anëtarin e Komitetit Ekzekutiv

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Federata e Futbollit të Kosovës ka qenë njëra prej temave më të përfolura në vendin tonë kohëve të fundit.

Ditë më parë, FFK-ja organizoi edhe Kuvendin Zgjedhor, ku u zgjedhën anëtarët e rinjë të Komitetit Ekzekutiv, raporton Zëri.info.

Por, kuvendi në fjalë kaloi me tensione dhe debate të ashpëra kur presidenti Agim Ademi kërkoi votëbesimin.

Në lidhje me këtë ka folur edhe delegati i klubit të Drenicës, Ramiz Shala, i cili ka qenë shumë i zhurmshëm në kuvendin e 27 janarit.

Ai ka treguar një rast tejet interesant në lidhjen rajonale, të zgjedhjes së Xhelal Brojës.

“Duhet të bëhen reforma të mëdha, nuk më intereson kush është president, a është Agim Ademi apo kush?”, u shpreh Ramiz Shala në ‘Dueli Sportiv’, përcjell Zëri.info.

“Po ua përmendi një rast, Xhelal Broja dhe Vojvoda në lidhjen tonë rajonale ishin në garë për një vend në Kuvend”, ka thënë ai.

“Xhelali i mori shtatë vota, Vojvoda i mori gjashtë vota, por, asnjëri s’kishte drejtë të shkonte, pasi duheshin nëntë vota nga 17 gjithsej”, tregon më tej delegati drenicas.

“Madje, a e dini se pesë nga votat e Xhelalit ishin nga shkollat private të futbollit. Për këtë arsye duhen reforma”, shtoi Shala.

Të Fundit

Sport

ShowBiz