back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKjo do të jetë ministrja nga minoritetet

Kjo do të jetë ministrja nga minoritetet

Të ngjajshme

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero,...

Publikohet videoja e të dyshuarit që qëllon me armë Kirk, ndërsa kërkimi vazhdon

Autoritetet sapo kanë publikuar një video të re të...

Emina: Bëra IVF që ta kem fëmijën e tretë djalë

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, në një...

Komunat nën presion financiar, Ibrahimi: Mbi 236 milionë euro të humbura

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme parashihet mot me diell e...

Sot është zyrtarizuar marrëveshja për koalicion qeverisës mes VV-së dhe LDK-së, derisa nesër Kurti do të kërkojë votat e deputetëve për t’u bërë kryeministër, në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re.

Kjo qeveri do t’i ketë 15 ministri, ndërsa tri nga këto ministri do t’i takojnë pakicave.

Burime të Indeksonline mësojnë se Emilja Rexhepi do të jetë ministrja nga minoritetet në qeverinë Kurti.

Po ashtu burime të njëjta bëjnë të ditur se në garë ishte edhe Rasim Demiri, ish-ministri pa portofol.

Kujtojmë që sot Kurti menjëherë pas marrëveshjes së koalicionit, është takuar  me disa deputetë të pakicave joserbe në qytetin e Prizrenit, të cilët i kanë kërkuar nga ai t’i kenë dy ministri, prej tri sa janë ndarë për pakicat.

Ndërsa, mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të obligimeve të Kushtetutës, tri ministri do t’i takojnë shumicës.

“Prej 10-të deputetëve që janë të pakicave joserbe kanë krijuar një grup multientik i cili përbëhet nga gjashtë deputetë dhe pas përfundimit të bisedimeve me LDK-në dhe nënshkrimin e marrëveshjes me ta për bashkëqeverisjen tonë që duhet të votohet nesër në Kuvend, unë pa humbur kohë në këtë ditë të fundit po zhvilloj takime me deputetët e këtyre pakicave joserbe, në mënyrë që shumica jonë parlamentare që do ta vulos ndryshimin politik të 6 tetorit të jetë sa më e madhe, pra po përpiqemi të kemi sa më shumë vota për qeverinë e nesërme….Në bazë të obligimit Kushtetues që kemi për shkak se do të jenë gjithsej 15 ministri, tri do t’i takojnë pakicave”, u shpreh Kurti./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz