Rina Balaj dhe Sin Boy gjatë këtij muaji lansojnë projektin e ri.
Rina Balaj pas disa muajve larg muzikës po bën një rikthim të furishëm, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka njoftuar se gjatë këtij muaji, saktësisht më datë 14 shkurt do të publikojë këngën e saj të re “Tentacion” e cila po ashtu është në bashkëpunim me të dashurin e saj Sin Boy.
Ajo këtë e konfirmoi me një postim në Instagram ku shkruan se i kemi kaluar limitet në këtë këngë.
Muajin e kaluar dyshja publikuan ‘Meredith’ projekt ky që morri pëlqime të shumta nga publiku. /Lajmi.net/
