back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaShqiptareKy është biznesmeni që u vdiq mbrëmë pasi u gjet në një...

Ky është biznesmeni që u vdiq mbrëmë pasi u gjet në një kanal

Të ngjajshme

Zyrtare: Albin Krasniqi rikthehet te Prishtina në formë huazimi

Mesfushori kosovar, Albin Krasniqi, i cili kaloi në verë...

Prishtina bën goditjen në merkato, rikthen Albin Krasniqin

Albin Krasniqi ka bërë rikthimin e tij te Prishtina. Krasniqi,...

Behrami: Kërkesa për 180 vjet burgim është barazim me gjenocidin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka...

Kërkesa e Prokurorisë në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi nga Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas krëkesës...

Ndërron jetë biznesmeni i kromit Murat Duriçi. 53-vjeçari mbrëmjen e sotme është gjetur në një kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit. Duriçi në momentin që është gjetur nga kalimtarët ka qenë me shenja jete dhe është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Bulqizës.

Më pas duke parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, 53-vjeçari është nisur për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por rrugës për në spital në Tiranë ka ndërruar jetë. “Shqiptarja.com” ka siguruar foton e biznesmenit që ndërroi jetën mbrëmjen e sotme.

Paraprakisht dyshohet se Duriçi është përplasur nga një furgon duke përfunduar në kanal, por hetimet vijojnë nga policia për të zbardhur rrethanat. Policia ka marrë fillimisht dëshmitë e personave që e gjetën dhe e dërguan në spital. Në pjesën e rrugës ku është gjetur në kanal Duriçi nuk ka kamera sigurie.

Të Fundit

Sport

ShowBiz