back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeCaktohet seanca për votimin e qeverisë

Caktohet seanca për votimin e qeverisë

Të ngjajshme

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se është caktuar seanca për votimin e qeverisë, raporton Gazeta Express.

Konjufca ka njoftuar se seanca është caktuar për të hënën me fillim nga ora 11:00.

“Ne sapo e përfunduam një mbledhje të shpejtë, siç e dini mandatari për kryeministër iu është drejtuar Kuvendit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës me një kërkesë për paraqitjen e qeverisë së ardhshme. Ai e ka kërkuar datën 3 shkurt, në orën 11:00. Mbledhja e kryesisë vendosi njëjtë, që të respektohet kjo datë dhe kjo orë që mbledhja e ardhshme, seanca plenare të mbahet me 3 shkurt në ora 11:00”, thotë ai.

Kryeparlamentari është shprehur optimist për marrëveshjen me Lidhjen Demokratike.

“Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje, por, unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk mund ta ndalë krijimin e qeverisë Kurti.   E tëra që duhet të bëjmë në është që ta implementojmë zërin e qytetarëve, që ishte zë për ndryshime, për Albin Kurti kryeministër”, deklaroi Konjufca./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz