BallinaLajmePolici Artur Mrasori dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi

Polici Artur Mrasori dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Artur Mrasori, polici i Republikës së Kosovës i cili mbeti i lënduar në incidentin që ndodhi në Zhur të Prizrenit, është nisur për trajtim jashtë vendit, në Turqi.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate, shkruan Indeksonline.

Pas trajtimit që ka marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjendja shëndetësore e policit Mrasori është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori është dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi.

Së bashku me policin Mrasori ka udhëtuar edhe babai i tij, Ganimet Mrasori./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz