back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleNë Vushtrri edhe qebaptoret nuk duan të punojnë të dieleve

Në Vushtrri edhe qebaptoret nuk duan të punojnë të dieleve

Të ngjajshme

‘In the Making IV’ në Galerinë 17

Nga 15 shtatori deri më 6 tetor, në Galerinë...

Lirohet kameramani Jetmir Muji

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar se...

Ndodhë në Premierligë, West Ham nënshkruan me portierin e vet!

Një transferim i pazakontë ka ndodhur në Premierligën angleze. Skuadra...

Komuna e Vushtrrisë sot ka mbajtur Diskutim Publik me përfaqësuesit e bizneseve në Vushtrri për Draft Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Vushtrrisë.

Sipas rregullores, e diela do te jetë ditë pushimi përveç bizneseve të kategorive të caktuara të cilat do të vazhdojnë të punojnë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se rregullorja ka për synim të vendos një rregull sa i përket orarit të punës dhe të mbrojë të drejtat e punëtorëve në sektorin privat që e diela të jetë një ditë pushimi .

”Qëllimi komunës është përkrahja e bizneseve e jo dëmtimi i tyre. Dy vitet e kaluara, komuna ka ndihmuar bizneset, ku përmes thirrjes publike çdo biznes ka pasur të drejtë të aplikojë dhe komuna ka mbuluar normën e interesit ndërkohë që biznesi është përkrahur me 1 milion euro mjete financiare, si dhe janë shpërndarë 160 grande për sektor të ndryshëm biznesi” u shpreh Kryetari Tahiri.

Me këtë rregullore përcaktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës së bizneseve në lëmin e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë, ndërtimtarisë dhe shërbimeve tjera në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Vendimin e Kuvendin Komunal të Vushtrrisë e kanë mirpëritur edhe qebatoret e qytetit, por që ky vendim ato i lejonë të punojnë edhe të dieleve, por që këto bizenese kanë kërkuar që edhe ato të kenë pushim.

“Bizneset e Vushtrrisë, qytetarët si dhe të gjitha partitë politike në Kuvendin e Komunës e përkrahin vendimin për pushim ditën e diel. Sot për befasinë tonë, edhe Qebaptoret e Qytetit po kërkojnë të kenë pushim dhe e përkahin vendimin për pushim ditën e Diel. Fillojmë nga kjo e diel 2 shkurt”, ka thënë Tahiri./Drenicapress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz