back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaShowBizPas ndarjes nga miliarderi arab, Rihanna në lidhje me reperin e njohur

Pas ndarjes nga miliarderi arab, Rihanna në lidhje me reperin e njohur

Të ngjajshme

PSG e akuzon Francën se i injoroi këshillat mjekësore, pas lëndimeve të Dembele dhe Doue

Paris Saint-Germain ka akuzuar stafin mjekësor të Kombëtares së...

Arrestohet shtetasi i huaj në Aeroportin e Prishtinës, falsifikoi dokumentet

Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar...

Një tjetër rezultat befasues në Eurobasket, Gjeorgjia kalon në çerekfinale për herë të parë në histori

Kombëtarja e Gjeorgjisë është kualifikuar në çerekfinale të Eurobasket,...

Rusia reagon për sulmin masiv në Ukrainë

Rusia ka reaguar lidhur me sulmet masive gjatë natës...

Ajo u nda nga miliarderi arab, Hassan Jameel, javën e kaluar pas afro tre vjetësh romancë.

Por tani duket se Rihanna ka gjetur dashurinë e re në krahët e reperit A$AP Rocky, sipas burimeve të “The Sun”-it, transmeton Indeksonline.

Miqtë e vjetër, për të cilët u raportua se kishin një lidhje romantike edhe më parë, u panë të afërt me njëri-tjetrin edhe në “2020 Yams Day Benefit Concert” më 17 janar në të njëjtën ditë kur ylli i popit u nda nga Jameeli.


Raportohet se dyshja kaloi natën duke u argëtuar. “Ata qëndruan në të njëjtin apartament gjatë këtij udhëtimi në New York”, tha një burim.

“Është me të vërtetë e rastësishme lidhja midis tyre dhe ajo nuk po mendon nëse ka një të ardhme me Rockyn. Është thjesht një vajzë e re beqare që dëshiron të argëtohet’.

Kjo nuk është hera e parë që përhapen thashethemet për një lidhje dashurie midis Rihannas dhe Rockyt.

Ata u panë së bashku në New York City më 2013. Por reperi ishte i shpejtë për të shuar thashethemet për raportin e tyre.

“Unë nuk e shikoj në atë mënyrë. Ajo është seksi, por unë jam mirë”, ishte shprehur atë kohë reperi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz