Ishte folur prej kohësh dhe kishin ardhur konfirmime nga më të ndryshmit, por tani nuk ka më asnjë dilemë për transferimin e Amir Rrahmanit te Napoli, me mbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës, që do të nënshkruajë kontratën me ekipin e tij të ri.
Pas pak muajsh me fanellën e Veronës, ku ka bërë paraqitje mbresëlënëse, mbrojtësi ka siguruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 1.8 milionë euro në sezon me skuadrën napolitane, ndërsa sot do të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë, raporton Gazeta Blic.
Për kartonin e Rrahmanit, Napoli do të paguajë 14 milionë euro në arkat e Veronës, ndërsa mbrojtësi do të vijojë të qëndrojë në “Bentegodi” deri në fund të sezonit dhe vetëm verën e ardhshme do të vihet në dispozicion të Gattusos.
Mbrojtësi kosovar, ka bërë hapa të mëdhenjë në karrierën e tij, duke kaluar nga Superliga e Kosovës tek skuadra e madhe e Serie A.