BallinaLajmeKëto qytete të Kosovës kanë vetëm nga një motel

Këto qytete të Kosovës kanë vetëm nga një motel

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Motelet janë bërë një biznes fitimprurës për kosovarët. Numri i tyre është me qindra.

Sipas statistikave të vitit 2016, rreth 11 mijë shtretër është kapaciteti i hotelerisë në Kosovë. Janë rreth 495 njësi akomoduese në Kosovë, që kryesisht janë hotele e motele. Motelet përbëjnë 39 për qind të të gjitha njësive akomoduese, apo rreth 200 sosh. Vetëm në Ferizaj llogaritën që janë diku afër 40 motele, pasuar nga Prishtina dhe Prizreni.

Por ka qytete në Kosovë që gjendet vetëm një motel, shkruan IndeksOnline.

Hani i Elezit, Juniku, Kamenica, Podujeva, Ranillugë dhe Zubin Potok-u janë qytetet që kanë vetëm nga një motel “pushimi”.

Këto të dhëna janë pjesë e raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me titull: “Kapacitetet e Turizmit (Njësitë Akomoduese) në Kosovë, 2016”.

Numri më i madh i njësive akomoduese, sipas ASK-së, gjendet në Komunën e Prishtinës, pastaj radhitet Peja, Prizreni, Ferizaj.

Kujtojmë se në dhjetë muajt e fundit dy persona mbi 70 vjeç kanë humbur jetën gjatë marrëdhenieve seksuale në motele në Gjilan.

Në Gjilan gjendet 10 motele dhe e 11 hotele./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz