back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaJetëKuriozitetePasaporta që e posedojnë vetëm 500 njerëz në botë

Pasaporta që e posedojnë vetëm 500 njerëz në botë

Të ngjajshme

Garnacho te Chelsea është punë e kryer

Alejandro Garnacho tashmë mund të llogaritet si lojtar i...

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se...

Masakra në Neuchâtel, 52-vjeçari rrëfen vrasjen e ish-gruas dhe dy vajzave

Burri 52-vjeçar ka rrëfyer se ka vrarë me thikë...

Bajrami votuesve të VV-së: Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj pakënaqësive...

Pasaportat janë ato që na japin mundësinë të udhëtojmë nga një vend në tjetrin. Disa prej tyre, ama, kanë pak më shumë liri.

Është bërë e ditur se pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë, mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.

Por duhet theksuar se ekziston një pasaportë që është kaq e rrallë dhe e vështirë për t’u gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë. Dhe flasim për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, përcjell albinfo.ch.

Sipas The Independent, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla. Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor. Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

Po ashtu me ndihmën e mijëra vullnetarëve ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, hendikepët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.

Urdhri gjithashtu mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz