back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaJetëKurioziteteAmsterdami shpallet vendi më miqësor në botë për turistët

Amsterdami shpallet vendi më miqësor në botë për turistët

Të ngjajshme

Garnacho te Chelsea është punë e kryer

Alejandro Garnacho tashmë mund të llogaritet si lojtar i...

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se...

Masakra në Neuchâtel, 52-vjeçari rrëfen vrasjen e ish-gruas dhe dy vajzave

Burri 52-vjeçar ka rrëfyer se ka vrarë me thikë...

Bajrami votuesve të VV-së: Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj pakënaqësive...

Sipas një anketimi të ri, Amsterdami është qyteti më miqësor për turistët.

Kryeqyteti holandez ka prirë në listat e vendeve të preferuara të turistëve, duke krijuar përshtypje të mirë me faktorët se sa akomodim përfshihet në ofertë dhe kënaqësinë e përgjithshme për ata që e vizitojnë qytetin, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i cili është kryer nga “Authentic Vacations” i ka analizuar 10 qytete të mëdha dhe i ka analizuar shumë faktorë për ta zbuluar qytetin më të shoqërueshëm në botë për turistët.

Faktorët kanë përfshirë aeroportet afër qytetit, kualitetin e aeroporteve, lumturinë e përgjithshme të destinacionit, njohjen e gjuhës angleze nga vendasit, sa akomodim është në dispozicion, sigurinë, etj.

Kështu, Amsterdami ka rezultuar si vend brilant për të pushuar.

Fillimisht, në këtë qytet keni shumë gjëra për t’i parë e për t’i bërë brenda dite – duke filluar nga eksplorimi i muzeve e deri te shëtitjet përgjatë kanaleve.

Kur dielli të ketë perënduar, kafenetë e qytetit, diskotekat dhe restorantet vijnë në jetë.

Në përgjithësi ekziston një atmosferë shumë miqësore ndaj turistëve dhe kjo mund të ketë të bëjë me faktin se vendasit janë në mesin e popujve më të lumtur në botë.

Vendin e dytë e ka zënë Vjena, ndërkaq Dubai vendin e tretë./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz