back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaBotëAustralia do të vrasë mijëra deve shkaku i thatësisë

Australia do të vrasë mijëra deve shkaku i thatësisë

Të ngjajshme

Deputeti shqiptar në Zvicër: Glauk, je një rrezik – Të jesh afër Albin Kurtit si afër Enver Hoxhës

Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti,...

Gorani: Liburn Aliun e mbaj mend si një linçues

Analisti Dukagjin Gorani e përshkroi Liburn Aliun, i dorëhequr...

Abdixhiku për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar: Dëm i madh i popullizmit të Albin Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

FDA miraton vaksinat e reja COVID-19, por kufizon përdorimin për fëmijët

FDA ka aprovuar vaksinat e përditësuara të Pfizer, Moderna...

Mijëra deve do të vriten nga helikopterët në pjesën jugore të Australisë për shkak të thatësisë dhe temperaturave ekstreme.

Procesi i vrasjes së këtyre kafshëve filloi të mërkurën dhe do të zgjasë pesë ditë. Ky vendim u mor për shkak të ankesave të disa banorëve se kafshët janë bërë agresive për shkak të mungesës së ujit.

“Ato po enden nëpër rrugë për të kërkuar ujë. Jemi të brengosur për sigurinë e fëmijëve të vegjël”, thotë Marita Baker, e cila jeton në këtë pjesë.

Vrasjen e deveve do ta bëjnë punëtorët e Departamentit për Mjedis dhe Ujëra.

“Duke i pasur parasysh kushtet e motit dhe grumbullin e deveve që po paraqet rrezik për komunitetin dhe infrastrukturën, janë të nevojshme masat e menjëhershme për kontrollimin e tyre.

Moti i thatë dhe i nxehtë ka shkaktuar zjarre të mëdha në natyrë, por vendi është përfshirë nga thatësia edhe para se të prekej nga kriza e zjarreve.

Devet nuk janë kafshë autoktone në Australi, por ishi sjellë në këtë shtet nga britanikët që kishin ardhur nga India, Afganistani dhe Lindja e Mesme gjatë shekullit të XIX-të, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz