BallinaLajmeLajm i keq për kosovarët, nga shkurti ngrihet çmimi i vizave shengen

Lajm i keq për kosovarët, nga shkurti ngrihet çmimi i vizave shengen

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Që nga 2 shkurti i këtij viti, të gjithë ata që synojnë të aplikojnë për vizë shengen do të jenë të detyruar të paguajnë taksë 33,3 % më shumë. Kjo i bie që aplikuesit për vizë do të duhet të paguajnë 80 euro dhe jo 60 sa është aktualisht, raporton Gazeta Express.

Përveç çmimit do të ndryshojë edhe një prej rregullave të aplikimit. Ata të cilët do të dëshirojnë të vizitojnë ndonjë prej vendeve të zonës shengen, mund të aplikojnë për vizë 6 muaj më herët nga koha kur planifikojnë të udhëtojnë, pasi që aktualisht aplikimi mund të bëhet vetëm 3 muaj më herët.

Ky ndryshim i Rregullores për Viza është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe vendet tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen.

Një rregullore të tillë disa prej shteteve të BE-së kanë konfirmuar se do të fillojnë ta implementojnë në periudhën e njëjtë.

Për SchengenVisaInfo.com një gjë të tillë e kanë pohuar nga Lituania, Gjermania, Danimarka, Finlanda e Belgjika, transmeton Gazeta Express.

Përveç këtyre, sipas kësaj rregulloreje të re që do të implementohet nga shkurti i këtij viti, shtetet anëtare do të jenë të detyruara të hapin qendra për procesim të vizave në vendet ku nuk kanë përfaqësi, në mënyrë që aplikantët të mos detyrohen të udhëtojnë në shtete të tjera vetëm për të aplikuar.

Në kodin e ri, gjithashtu, thuhet se taksa për vizë do të diskutohet çdo tre vjet, nëse çmimi të mbetet i njëjtë apo të ndryshohet. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz