BallinaLajmeE thotë Milaim Zeka: Hashim Thaçi e Albin Kurti folën në telefon,...

E thotë Milaim Zeka: Hashim Thaçi e Albin Kurti folën në telefon, ka pasur kërcënime mes tyre

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Ish-deputeti Miliam Zeka thotë se ka qenë dëshmitar i konfliktit të parë mes presidentit të tanishëm Hashim Thaçit dhe fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit.

Sipas tij, thyerja e parë mes të dyve ka qenë gjatë konferencës së Rambujesë.

Zeka thotë se atëherë ishte zhvilluar një bisede telefonike mes Albin Kurtit e Hashim Thaçit, e kjo bisedë, sipas tij, ishte ‘e pakëndshme’.

“Përmes telefonit tim është bërë një bisedë e ashpër mes Thaçit e Kurtit”, ka thënë Zeka.

“Është bërë përmes celularit tim suedez dhe e kanë të regjistruar shërbimet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Zeka thotë se në telefonatën mes Thacit e Kurti ka pasur edhe kërcënime.

“Nuk ka pasur sharje, por ka pasur kërcënime. Janë normale se edhe gruaja ime mua më kërcënon”, thotë Zeka në DPT te Fidani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz