back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeLabi flet pas propozimit nga Kurti të Haki Abazit për zv.kryeministër

Labi flet pas propozimit nga Kurti të Haki Abazit për zv.kryeministër

Të ngjajshme

Dyshimet për manipulim me vota, 14 të dyshuar intervistohen në Gjilan

14 persona janë intervistuar nga Policia në Gjilan nën...

Aktorja padit qeverinë shqiptare, kërkon ndalimin e përdorimit të imazhit të saj për “Diellën”

Aktorja Anila Bisha ka paditur qeverinë në Gjykatën Administrative...

Klubi nga MLS bën ofertë për Lewandowskin

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, do të përballet me...

Konferenca e Mynihut nga 13-15 shkurt, pjesëmarrës edhe Osmani, Kurti dhe drejtori i AKI-së

Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë për në...

Labinot Tahiri, sa ishte deputet këmbënguli që qyteti i tij, Ferizaji të përfaqësohet në qeveri.

Ai këtë e arriti, pasi partia në të cilën bënte pjesë AKR-ja, e bëri ministër të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën që vije nga Ferizaji në qeverinë “Haradinaj”, pasi paraprakisht  u shkarkuan dy ministra të tjerë.

Qyteti i Labit nuk do të mbetet pa përfaqësim nëse veç arrihet të formohet qeveria “Kurti”.

Kreu i VV-së, sot prezantoi emrat e 5 ministrave nga radhët e partisë së tij dhe një zv.kryeministri, ende pa arritur marrëveshje me LDK-në.

Haki Abazit që vije nga Ferizaji, i cili iu bashkua VV-së në zgjedhjet e 6 tetorit, Kurti ia besoi hiç më pak se pozitën e zv.kryeministrit të dytë.

Këtë e vlerëson ish-deputeti Tahiri i cili thotë se ka parë listën e ministrave të propozuar dhe sipas tij Kurti ka bërë zgjidhjen e duhur.

“Pritja e qytetarëve duhet të marrë fund rreth formimit të qeverisë ‘Kurti’. Sa i përket ministrave ka bërë përzgjedhjet e duhur. Përzgjedhja e Haki Abazit si zv.kryeministër tregon se Ferizaji ka njerëz me vlera”, ka thënë Tahiri, për Reporteri.net.

Kujtojmë se përveç Abazit si zv.kryeministër, Kurti si ministra nga VV ka propozuar: Albulena Haxhiun (ministre e Drejtësisë), Blerim Reka (ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës), Besnk Bislimi (ministër i Financave dhe transfereve), Rozeta Hajdari (ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë) dhe Arben Vitia (ministër i Shëndetësisë dhe sportit). /Reporteri.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz