back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotëIrani kërkon kokën e Trumpit, cakton çmimin për vrasësin e presidentit amerikan

Irani kërkon kokën e Trumpit, cakton çmimin për vrasësin e presidentit amerikan

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Autoritetet iraniane kanë vënë një çmim mbi kokën e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Gjeneralit, Qasem Soleimani.

Një shpërblim prej 80 milionë dollarë është vënë për këdo që e vret presidentin amerikan, pasi ky i fundit urdhëroi vrasjen me dron të gjeneralit iranian.

Gjatë funeralit, që transmetohej drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të Iranit, u deklarua se një dollarë do të jepet në tavolinë për cdo iranian në vend për këdu që vret presidentin amerikan, transmeton Gazeta Express.

“Irani ka 80 milionë banorë. Duke u bazuar në popullatën iraniane, ne dëshirojmë të mbledhin 80 milionë dollarë si shpërblim për kokën e Donald Trump”, thuhej në komunikatë.

Soleimani u vra të premten në një sulm me dron mbi eskortën e tij në aeroportin e Irakut.

Sulmi çoi tensionet mes Iranit dhe SHBA’së në një territor të pashkelur deri më tani. Përfshirja në një luftë mes dy shteteve do të prekte të gjithë Lindjen e Mesme, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Express.

Irani ka paralajmëruar një hakmarrje ndaj amerikanëve pas sulmit. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz