back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaBotëTelashe të reja për mërgimtarët, ndalohen tragetet nga Durrësi për në Bari,...

Telashe të reja për mërgimtarët, ndalohen tragetet nga Durrësi për në Bari, kjo është arsyeja

Të ngjajshme

Cilat kritere kanë përdorur partitë politike në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë?

Për herë të parë, partitë politike kanë shfaqur transparencë...

Serbja nxjerr një tjetër foto të Labit, bën shkrimin e ndjerë

Disa ditë më parë, u përfol se Labinot Rexha...

IHMK deklarohet për cilësinë e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është deklaruar rreth cilësisë së...

Moti i keq ka mbyllur portin e Barit dhe për rrjedhojë dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga Kapitaneria e portit të Barit.

Njoftimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare shqiptare.

Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes te portit te Barit do të ndalohet nisja trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit, pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot të përkeqësuar, erë te fortë e dallgë të larta.

“Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit”, informon DPD.

Ndërkohë Kapiteneria e Portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike. Lundrimi pritet të rinisë me datë 7 janar, pas orës 06:00.

Sa i takon trageteve të linjës Vlorë-Brindisi sipas Kapitenerisë në këto data, 5-6 dhe 7 janar, do të vijojnë normalisht punën.Nuk ka pezullim të udhëtimit të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz