back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeAgim Veliu ftohet në Berlin nga Ambasadori Grenell – a do të...

Agim Veliu ftohet në Berlin nga Ambasadori Grenell – a do të bindet tash për koalicionin me VV’në

Të ngjajshme

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...
Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni janë takuar sot në Berlin me Përfaqësuesin Special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Në këtë takim, Grenell ka kërkuar që të hiqet taksa dhe të merren vendime të cilat mundësojnë avancimin në dialogun me Serbinë.Përveç tjerash delegaioni i LDK’së kanë njoftuar për zhvillimet rreth koalicionit, ndërkohë mbetet të shihet nëse Agim Veliu është bindur nga Grenell për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV’në.

Njofitmi i plotë:

I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.

Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.

Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.

Delegacioni i LDK-së e njoftoi Ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz