BallinaLajmeHalil Matoshi jep propozimin: Nëse Albin Kurti dështon ta formojë Qeverinë, atëherë...

Halil Matoshi jep propozimin: Nëse Albin Kurti dështon ta formojë Qeverinë, atëherë Haradinaj mbetet alternativë për kryeministër

Të ngjajshme

Orav: Kapitulli i masave ndëshkuese ka përfunduar

Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë,...

E dhimbshme: Vdes gruaja që ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

Muriq e pëson herët, Juventusi në epërsi

Juventusi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Sassuolos. Është Kenan...

Këshilltari i kryeministrit në largim, Halil Matoshi ka paralajmëruar se edhe Ramush Haradinaj mund të jetë në opsion për qeverinë e re.

Ai ka shkruar se nëse dështon Kurti, atëherë alternativë është Haradinaj.

“Mos u marrshin vesh gjatë 15 ditëve të ardhshme, Ramushi mbetët alternativë me bâ Qeverinë e re!? Sepse ai mundet! Nuk u bân vija t’kuqe partive që i japin dashtuni e besnikni shtetit kosovar”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Hoxhollarë e priftna ia kanë nisë me u marrë jo veç me përkatësinë fetare të Dr. Rugovës (që për të ishte krejtësisht çâshtje private e individit) por edhe me teori identitare (sen s’po dallojnë nga integristat modernë e bejtexhitë e shekullit 19!?);

Albini si fitues i zgjedhjeve nuk po mundet me bâ Qeveri të diktatit, se LDK-ja e manë vetën gogja naltë në traditat demokratike e institucionaliste.

Mos u marrshin vesh gjatë 15 ditëve të ardhshme, Ramushi mbetët alternativë me bâ Qeverinë e re!?

Sepse ai mundet! Nuk u bân vija t’kuqe partive që i japin dashtuni e besnikni shtetit kosovar.

Kurse unë, shoqnisht i angazhuem që fituesi i zgjedhjeve shpejt me i dhânë venit Qeverinë, (e mos mujtë vet, me lshue udhë) po e çoj nji gotë “vénë me zog”, e po u thom gzue të dashtun, njerëz të mirë të Kosovës dardane!

Paçi sall gzime n’shpi’

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz