back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeMjeshtri tregon si rregulloi televizorët edhe në ditën e Vitit të Ri,...

Mjeshtri tregon si rregulloi televizorët edhe në ditën e Vitit të Ri, kur i vdiq babai

Të ngjajshme

Chicago: Qellohet emigranti që iu shmang arrestimit

Incidentet tragjike nuk kanë fund në Shtetet e Bashkuara,...

Ish-ambasadori shqiptar në NATO: Politika e Kosovës të reflektojë në raport me ShBA-në

Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, komentoi...

Sorensen del me njoftim për takimin e tij me Bislimin e Petkoviqin

Përderisa dialogu strategjik me ShBA’të u pezullua, ai në...

Zukë Ahmeti tregon përvojën e tij me klientët. Ai nuk e kishte ndalur punën as kur i kishte vdekur babai.E kishte përcjellur me kujdes babanë e tij teksa rregullonte televizorët.

Pak nga pak, Zuka Ahmeti, pervetësoi aftësitë dhe tash janë bërë 45 vjet që është mjeshtër i televizorëve.

Përkundër që ishte shumë i lidhur me të atin, Ahmeti ishte detyruar që natën kur babai i tij ndërroi jetë, të mos e ndalte punën.

Kjo pasi, mu atë natë festohej ndërrimi i motmoteve, andaj Ahmeti nuk donte që në ditë feste ti linte keq klientët e tij.

E prishja e televizorëve në prag të Vitit të ri ishte pothuajse e zakonshme në familjet shqiptare.

Madje një nga klientët e Ahmetit, e kishte përjetuar një situatë të tillë.

Por, sipas Ahmetit, tani qytetarët  nuk përballen me probleme të tilla.

E duke qenë se llojet e reja të televizorëve kanë formë me ndryshe prej atyre në vitet e paraluftës, Ahmeti thotë se është lehtësuar puna.

Megjithatë, fitimi për punën qe bën ishte më mirë atëherë pasi edhe mjeshtrit ishin më të paktë.

Ndërkaq me hapjen e dyqaneve që ofrojnë edhe servisimin e televizorëve, puna thotë se ka rënë, megjithatë nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga profesioni që ia kushtoi 4 dekada e gjysmë të jetës së tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz